I vuri zjarrin shkurreve, 79-vjeçari në Mat asfiksohet po vetë dhe humb jetën

I vuri zjarrin shkurreve, 79-vjeçari në Mat…

Ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Bujkë të Matit ditën e sotme.

Një i moshuar 79-vjeçar, i ka vendosur flakën shkurreve, por pa menduar më gjatë.

Ai vetë është asfiksuar nga tymi, si pasojë e zjarrit që kishte nisur po vetë.

Viktimë është shtetasi Haziz Kuka, banues në Burrel.

Zjarrin mësohet se e kishte ndezur për të pastruar tokën e tij.

Më pas, flakët kanë marrë përmasa të mëdha, dhe është djegur dhe një banesë.

Ai është asfiksuar në përpjekje për të shuar flakët.

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit