I zhdukur prej katër muajsh/ 43-vjeçari gjendet i vdekur në pyll!

I zhdukur prej katër muajsh/ 43-vjeçari gjendet…

Pas katër muajsh kërkim, një shtetas ka gjetur trupin e pajetë të Muhabi Islamit në Kaçanik. I ndjeri kishte muaj që kërkohej nga familjarët, ndërsa ishte shapllur në kërkim. Shetasi Minir Gashi i cili gjeti viktimën është fqinji i të ndjerit, ndërsa shprehet se trupin e pajetë e ka konstatuar rreth 2 km larg shtëpisë, në një mal.

Fqinji Minir Gashi:

 Në fillim kisha ndjesinë së është ndonjë thes i mbeturinave, por kur u afrova me afër hasa në një skelet njeriu. Policia erdhi më mori dhe shkuam e identifikuam rastin.

Ndërkohë policia deklaron se trupi i pajetë i viktimës është dekompozuar.

Policia:

 Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit