I zhdukur që dje, 30-vjeçari dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Banjës

I zhdukur që dje, 30-vjeçari dyshohet të…

Një 30-vjeçar dyshohet të jetë vetëmbytur në ujërat e liqenit të Banjës në fshatin Qerret të Gramshit.

Babai i shtetasit I. B., ka bërë denoncimin në Polici, duke pretenduar se djali i tij ishte larguar nga banesa që prej ditës së djeshme dhe nuk është kthyer më.

30-vjeçari rezulton se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Pas denoncimit, familjarët dhe policia kanë vijuar kërkimet dhe rreth orës 12:30 të kësaj të enjte, kanë gjetur sendet e tij personale buzë liqenit të Banjës.

Kjo gjë ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë futur për t’u larë dhe fatkeqësisht mund të mos ketë dalë më nga liqeni. Për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit janë angazhuar punonjësit e zjarrfikëses së bashku me polumbarët e RENEA-s, ndërkohë që kërkimet vijojnë.

“Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka kallëzuar shtetasi S. B., se pasditën e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen. Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses sëbashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit I. B., janë nisur polumbarët e RENEA-s.Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit