I zhvati 8 milionë lekë vajzës së pacientes me COVID, arrest me burg për Tire Alldervishin

I zhvati 8 milionë lekë vajzës së…

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për sanitaren e ‘Shefqet Ndroqit’ Tire Alldervishi e cila i mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes me COVID.

Menjëherë sapo Alldervishi u arrestua pretendoi se ishte e infektuar me Covid e se nuk i prishte punë njeriu nëse do lirohej. Ajo pretendon se ka qënë edhe vetë e shtruar në spital për shkak se ishte e infektuar, por ende nuk është negativizuar dhe për këtë arsye përbën rrezik për të infektuar të tjerë në qelitë e paraburgimit.

Zhvatja e bërë nga sanitarja u denoncua në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit