Ia bënë të vëllanë për spital, zbardhet plagosja e nënë e bir në Durrës, Ergysi u kthye me dy të tjerë për të marrë hakun!

Ia bënë të vëllanë për spital, zbardhet…

Dosja.al ka zbardhur kronologjinë e sherrit të ndodhur një natë më parë në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit u plagosën nënë e bir me armë zjarri. Mësohet se fillimit janë konfliktuar vëllai i të plagosurit Flamur Çerma, O. Çerma dhe vëllai i autorit të plagosjes Ergys Juga, Zyber Juba. O. Çerma dhe Zyber Juba janë zënë me njëri-tjetrin me grushte e sende të forta dhe ky i fundi ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në sheshin përpara pallatit ku banojnë të dyja palët, kanë zbarkuar dy vëllezërit e Zyber Jubës, Ergys Juba dhe A.Juba si dhe vëllai i O. Çerma, Flamur Çerma. Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe ka qenë 33-vjeçari Ergys Jurba ai që ka qëlluar drejt Flamur Çermëes. Ky i fundit është konfliktuar verbalisht me të pasi ka qenë brenda në makinë, ndërsa Ergys Juba e ka tërhequr për ta nxjerrë jashtë e për ta rrahur.

Agravimi i konfliktit, bëri që Ergys Juba të nxirrte armën dhe të qëllonte drejt lamur Çermës. Në vendin e ngjarjes, ka dalë edhe nëna e këtij të fundit dhe është futur mes plumbave. Plumbat kanë kapur në këmbë, Flamur Çermën dhe nënën e tij, Valbona Çerma. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Ergys Juba është vënë në pranga.

Në kërkim janë shpallur vëllai i autorit, A.Juba dhe shoku i tyre O. N., 28 vjeç, pasi rezulton se ka ndihmuar në ngjarje. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

  • Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e djeshme nga një sulm me armë. Fillimisht u raportua se autori ishte, Zyber Juba, mirëpo pas verifikimeve u zbulua se i vëllai, Ergys Juba ishte ai që plagosi me armë dy persona. Ergys Juba, plagosi me armë zjarri nënë e bir, Valbona dhe Flamur Cerma, pas një sherri që nisi për një vend parkimi. 45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt Flamur Çermës, por plumbat i kanë kapur të dy. Fatmirësisht ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat i kapën në këmbë.

    Zyber Juba
  • Njoftimi i policisë Durrës

    Durrës

    Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nënë e bir. Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shpallen në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorët e autorit të ngjarjes, të cilët u përfshinë në konflikt, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

    Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, bënë zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit kryesor të ngjarjes. Në bashkëpunim me DVP Elbasan u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 33 vjeç, banues në Peqin. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës, ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, midis shtetasit O. Ç. dhe Z. J. Si pasojë e goditjeve u lëndua shtetasi Z. J., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Më pas konflikti u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit dhe si pasojë mbetën të plagosur nënë e bir.

    Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte shtetasi Z. J., por pas hetimeve të shpejta dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës , rezultoi se shtetasi E. J. (i arrestuar), pas konfliktit të ndodhur midis vëllait të tij, shtetasit Z. J. dhe O. Ç., ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit F. Ç., 23 vjeç dhe shtetases V. Ç., 51 vjeçe (e ëma), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të hetimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. J., 34 vjeç (vëllai i autorit) dhe O. N., 28 vjeç, pasi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. J., kanë konsumuar veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç. (vëllai i shtetasit F. Ç.), për veprën penale ” Dëmtime të tjera me dashje”.

    Gjithashtu, në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë krehur zonën dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori pas ngjarjes e kishte hedhur në distancë të largët nga vendi i ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit