Ia doli të përçante kontrollorët, Balluku krenare: Pengmarrja dështoi!

Ia doli të përçante kontrollorët, Balluku krenare:…

Aeroporti i Rinasit ka filluar sërish fluturimet, pas bllokimit që shkaktoi pezullimi i punës së 60 kontrollorëve të trafikut ajror që janë punonjës të Albcontroll.

Lajmi konfirmohet nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila bën të ditur se pjesa më e madhe e punonjësve të Albcontroll janë kthyer në detyrë, dhe puna po vazhdon në normalitet.

E relaksuar pas përçarjes së kontrollorëve, që sigurisht mund të jetë shoqëruar me premtime pagesash të majme, Balluku shkruan se plani i pengmarrjes dështoi.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku në postimin e saj në rrjetet sociale.

Prej mëngjesit të sotëm kanë nisur edhe fluturimet e pasagjerëve ndërsa një ditë më parë filluan udhëtimet e domosdoshme siç janë ato humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

Burime bëjnë me dije për Fax News se puna më e madhe padyshim që po bëhet nga një numër i kufizuar i kontrollorëve shqiptarë, pasi kontrollorët turq nuk kanë certifikatë për të nisur punë në Rinas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit