Icardi, ky “ujk i vjetër”! Argjentinasi “shënjestron” gruan e Messit (FOTO)

Icardi, ky “ujk i vjetër”! Argjentinasi “shënjestron”…

Lionel Messi ka pak ditë që është zyrtarizuar te PSG. Siç është bërë tashmë e rrugës, ai ka ndjekur dhe e kanë ndjekur shokët e rinj të skuadrës në rrjetet sociale.

Bashkëkombasi i tij, Mauro Icardi nuk është mjaftuar me kaq, por ka shkuar edhe më larg. Ai ka pëlqyer një fotografi të bashkëshortes së Messit, Antonela Roccuzzo, në Instagram. Fotoja e mëposhtme po bën xhiron e botës, ose e thënë ndryshe, kemi të bëjmë me një “like” që ka shkaktuar shumë thashetheme.

Tashmë dihet historia e Mauros me Wanda Naran dhe në Paris shpresojnë që ish-sulmuesi i Interit mos “t’i vërë syrin” edhe partneres së “pleshtit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit