
Anëtarët e një familje në Turqi kanë shpëtuar mrekullisht nga tërmeti i 6 shkurtit. Pallati i tyre u shëmb duke ngecur nën rrënoja për disa ditë, por kryefamiljari kishte menduar me gjakftohtësi për shpëtimin e jetës së gruas dhe fëmijëve të tij. Që kur ndjeu lëkundjet e para të tërmetit, burri ka hedhur nga dritarja celularin e tij personal, i cili ka përfunduar disa metra larg .
Ishte një qytetar, pjesë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, që pikasi celularin që i binte zilja. Ai iu përgjigj telefonit dhe nga ana tjetër e celularit ishin të afërmit e katër personave që kishin mbetur nën rrënoja, që donin të dinin nëse ata ishin mirë.
Kjo bëri që, vullnetari i cili gjeti celularin të lajmërojë pjesëtarët e tjerë të shpëtimit, të cilët nisën të gërmojnë. Fillimisht ekipet e shpëtimit gjetën kryefamiljarin dhe më pas ai i orientoi për të kërkuar për pjesën tjetër të familjes.
Pas gërrmimeve, e gjithë familja u nxorr në gjendje të mirë nga rrënojat dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Jeta e tyre ka një shpëtimtar dhe ai është telefoni i kryefamiljarit që shërbeu si sinjalizues.