Ideja e NASA-s për të shpëtuar Tokën nga apokalipsi

Ideja e NASA-s për të shpëtuar Tokën…

Vullkani nën Parkun Kombëtar Yellowstone, është qindra metra i thellë, më i madh se shteti i Rhode Island, dhe i aftë të shpërthejë mijëra herë më shumë se gjithçka që kemi parë deri më tani.. Është një nga tre në SHBA dhe konsiderohet të jetë kërcënimi më i madh vullkanik në vend.

Nëse vullkani i Yellowstone do të shpërthente, do të ishte katastrofik. Shpërthimi do të lëshonte mijëra ton hi vullkanik në ajër, më i lartë se mali Everest, duke mbuluar qytetet në mbi një metër hi duke krijuar re gjigande që do të bllokonin diellin për dekada.

Në fakt, shkencëtarët vlerësojnë se një tjetër shpërthim mund të mos ndodhë për disa miliona vjet apo më shumë.

NASA JPL, kishte një ide eksperimenti në vitin 2015, në skenar ata propozojnë të shpojnë një sërë pusesh rreth perimetrit të super vullkanit. Puset do të ishin nga më të thellat në botë, duke arritur deri në 10 km nën sipërfaqe. Ata do të hidhnin ujë të ftohtë në puse, i cili me kalimin e kohës do të ftonte një unazë shkëmbi rreth dhomës së magmës.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se kjo mund të funksionojë. Por, për një gjë të tillë duhet të nxirrni 20 gigavat për të ftohur vullkanin në një temperaturë të sigurt, e cila do të duhej rreth 16,000 vjet nga fillimi deri në fund.

Plani supozohet se do të kushtonte 3,46 miliardë dollar. Kjo është rreth 20% e buxhetit vjetor të NASA-s.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit