Identifikohen rrëmbyesit e 24-vjeçares në Fier, koka ishte pronari i club 'Cassablanca'

Identifikohen rrëmbyesit e 24-vjeçares në Fier, koka…

Janë identifikuar personat që rrëmbyen dhe shfrytëzuan për prostitucion 24-vjeçaren në Fier. Mësohet se  Arbër Mehmeti është 33-vjeçari që është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është kreu i grupit që mbajti peng 24-vjeçaren Ai është pronar i klub “Cassablanca” në Fier, ku dyshohet se është ushtruar aktiviteti i prostitucionit.

Mehmeti ishte dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentative, pasi në vitin 2013 tentoi të vriste me armë zjarri dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Transport Patos.

Ndërkohë, 32-vjeçarja e arrestuar në Fier, Pranvera Isufaj, rezulton të jetë gjithashtu me precedentë penalë. Ajo, në vitin 2018 ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë kontrollit që po zhvillonin në një lokal nate në Fier ku shitej kokainë.

19-vjeçarja që u vu në pranga për të njëjtën arsye është identifikuar si Aleksandra Toska, edhe ajo dyshohet se është pjese e këtij rrejti. E arrestuar është edhe një 17-vjeçare, por për shkak të moshës së saj, emri nuk i është bërë publik.

Të katërt këta persona e kishin rrëmbyer 24-vjeçaren dhe e kishin mbajtur peng për dy muaj rresht. Duke e dërguar në banesa me qira apo hotele, ata e kishin shfrytëzuar të renë për prostitucion. Ndërsa familja e saj e kërkonte prej kohësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit