
Janë zbardhur emrat e të plagosurve nga aksidenti që ndodhi këtë pasdite në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht. Sipas informacioneve, të plagosurit janë Rudolf Hysenllari; Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi, Klodiana Hatroçi.
Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë reshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara
Ndërsa kujtojmë se nga ky aksident janë plagosur 6 persona, dy prej të cilëve të mitur. Ndërkohë, raportohet se, dy prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë për jetën.
Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.