Identifikohen viktimat në Librazhd, humbën jetën burrë e grua

Identifikohen viktimat në Librazhd, humbën jetën burrë…

Mësohen detaje të tjera nga aksidenti që ka tronditur Librazhdin këtë mëngjes. Sipas informacioneve të publikuara nga policia, 55- vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.

Raportohet se aksidenti mund të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në Lumin Shkumbin. Ndërsa makina është parë mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë. Ndërkohë ende nuk janë gjetur trupat e dy viktimave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit