Identifikohen vrasësit e Shkëlzen Kastratit, kërkohen në Fushë-Krujë

Identifikohen vrasësit e Shkëlzen Kastratit, kërkohen në…

Forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle ‘blic’ gjatë ditës së sotme në fshatin Larushk , në afërsi të Niklës,në kërkim të autorëve të dyshuar të ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier.

Dosja.al mëson se kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e personave të dyshuar apo gjetjen e provave për persona të implikuar në këtë vrasje.

Kontrollet vijnë pasi në makinën që u sekuestrua në Thumanë, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur fije floku dhe disa materiale të tjera, analiza e të cilave mund të çojën ë zbardhjen e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Kastratit, ndërsa hetimet po përqëndrohen  mes Kamzës dhe Fushë-Krujës, ndërkoh që autori dyshohet se fshihet në Vlorë, nga persona të njohur të botës së krimit.

Vrasja e 42-vjeçarit Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit