Identifikohet autori i atentatit në Don Bosko

Identifikohet autori i atentatit në Don Bosko

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të atentatit me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Don Boskos.

Ai është Andrea Bregasi 31-vjeç me banim në Tiranë. Autori vijon të jetë i lirë, ndërkohë që policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vendndodhjes së tij. Policia ka vendosur dhe një shpërblim prej 5000 euro, duke vendosur dhe numrin e telefonit 069 41 11 546.

I riu nga Tirana qëlloi me armë zjarri ditën e djeshme në drejtim të automjetit të Rudolf Zefit, i cili ishte së bashku me shtetasit me inicialet R., Z, dhe R., Z. 6 gëzhoja pistolete u gjetën në vendin e ngjarjes, teksa 4 prej predhave kishin prekur automjetin. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që Rudolf Zefi deklaroi në polici së nuk ka konflikte me ndonjë person.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit