Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Korçë-Pogradec, vetëm 39 vjeç dhe endacak

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Korçë-Pogradec,…

Olger Zhuti mësohet se është viktima e aksidentit tragjik në fshatin Lumalas në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ai është 39 vjeç dhe banues në qytetin e Korçës. Sipas raportimeve të para, viktima ishte endacak dhe lëvizte në qytet. Gjatë momentit të aksidentit, dyshohet se ai ka qenë duke kapërcyer rrugën.

Drejtuesi i mjetit i cili aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin ende nuk është ndaluar, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Mungesa e ndriçimit në rrugë ka bërë që edhe mjete të tjera që vinin në rrugë, të godisnin trupin e shtrirë të Olger Zhutit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit