FOTO/ 'IFA', kamioni bazë i transportit ushtarak në vitet ‘80-’90, sot 'mushka' që mban dru…

FOTO/ ‘IFA’, kamioni bazë i transportit ushtarak…

Dikur një ndër kamionët më të mirë të ushtrisë shqiptare në vitiet 1980-1999, sot “IFA”-t janë zhdukur thuajse fare nga qarkullimi.

Ato i gjen tek-tuk nëpër zonat malore të Shqipërisë, ku përdoren si “mushka” për të mbajtur dru.

Madje ata që presin pyjet dhe bëjnë kontrabandë lënde drusore natën, shpesh janë kapur nga policia me gjithë “IFA”.

Ky kamion legjendar, vijon të përdoret edhe sot në shumë shtete, si një mjet praktik dhe shumë funksional, ushtarak apo civil.

Por dikur ishte krenaria e transportit ushtarak edhe në Shqipëri.

Sot Forcat e Armatosura shqiptare janë në dilemë se çfarë kamionësh duhet të zgjedhin për trupat ushtarake (duke pritur tenderin ose donacionin e radhës).

Ndërkohë, fshatarët e shumë zonave të thella, e kanë përcaktuar se me çfarë do transportojnë trupat e druve…

“IFA” vijon akoma të çajë shpatet dhe rrugët rurale plot baltë, gropa e gurë, nëpër Shqipëri, dëshmi e të cilave janë shumë nga fotot e galerisë më poshtë.

“Gazetaatdheu.com” sjell këto foto-dëshmi të këtij kamioni të famshëm gjermano-lindor, se si ka qenë dikur dhe se si është katandisur sot.

[ngg src=”galleries” ids=”183″ display=”basic_imagebrowser”]https://www.youtube.com/watch?v=_99l7E6Z_v4

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit