Për herë të fundit Lazio shijoj një titull kampion 20 vite më parë, këtë vit do ta provojnë sërish, fakt të cilin e pranon Igli Tare: “Titulli? Ne jemi aty, do të provojmë ta fitojmë, gjithnjë nëse Serie A do të rifilloj, ose do ta provojmë vitin tjetër. Kemi ardhur nga larg këtu ku jemi, nuk kemi ndërmend të ndalemi”, u shpreh drejtori sportiv i Lazios në një intervistë për “Repubblica” duke u ndalur më pas tek rifillimi i sezonit dhe pikëpyetjet e mëdha që e shoqërojnë: “Kush thotë se duam të vazhdojmë sezonin vetëm për interesa personal nuk kupton asgjë. Futbolli mban në jetë 370 mijë persona, nëse ndalet do të sjell falimentimin për shumë njerëz. Italia do të humbas shumë jo vetëm në aspektin sportiv por dhe social. Të ndalojmë sezonin këtu do të thotë të vejmë në diskutim edhe sezonin pasues, do të jetë e vështirë të rifillojmë në shtator, shumë muaj pa aktivitet do të ishin shkatërruese. Këta mendojnë se futbolli është vetëm Serie A por harrojnë se me këtë profesion jetojnë mijëra familje. Ne kemi për detyrë ti mbrojmë”, u shpreh Tare duke sulmuar sërish qeverinë: