Igli Tare zbulon planet e meratos: Kumbulla na intereson

Igli Tare zbulon planet e meratos: Kumbulla…

Igli Tare ka bërë bilancin e merkatos së Lazios dhe pritshmëritë. “Jemi takuar me Veronën sepse Kumbulla na intereson, mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme. Jemi takuar të enjten, por është ende për tu zhvilluar – ka thënë drejtori sportiv bardhekaltër -. Nuk mendonim ta mbyllnim menjëherë tratativën. Milinkovic? Nuk kanë ardhur oferta. Nuk kemi nevojë të ikë: nëse do të ketë ndonjë ofertë të rëndësishme për të e për ne do të flasim”.

Për Kumbullën, Lotito ka vendosur në tavolinë 20 milionë e kartonin e dy të rinjve: tratativa, përjashto ndonjë përmbysje situate, duket tek detajet. Ndërkohë, ka ardhur firma për Gonzalo Escalante, që nuk ka rinovuar kontratën me Eibar e ka zgjedhur të jetë një lojtar i ri bardhekaltër. Në ditët e ardhshme mesfushori argjentinas do të zbarkojë në kryeqytet për të kryer vizitat mjekësore e me shumë mundësi të nisë stërvitjen me grupin, për të përshpejtuar integrimin.

“Ne kemi treguar në vite se mbajmë lojtarët më të mirë në përpjekje për të krijuar një skuadër prespektive, por jemi të ndërgjegjshëm se të shkosh në Champions do të thotë tjetër kualitet, për këtë duhet të jemi të aftë ti bëjmë hapat me radhë – ka vazhduar Tare për mikrofonët e Sky Sport -. Në fillim të marrim kualifikimin e pastaj të vlerësojmë situatën me trajnerin. Për të gjithë tani Lazio është një pikëmbërritje e jo nisje e kjo do të thotë se duhet të jemi të aftë të ruajmë këtë nivel”. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit