“Ik ore ftyr…”/ Përplasje mes policisë dhe qytetarëve në Lezhë

“Ik ore ftyr…”/ Përplasje mes policisë dhe…

Tensione në Lezhë këtë të mërkurë, ku ka pasur përplasje mes inspektorëve të IKMT, policsë dhe banorëve.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes ka ‘zbarkuar’ sot në Shengjin për të prishur ndërtesat pa leje. Teksa mjetet e IKMT-së kanë mbërritur pranë objekteve të shënuara për t’u shembur, pronarët janë mbledhur para pronarve të tyre duke kundërshtuar prishjen.

Për të shuar tensionet, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar tensionet. Por kjo nuk i ka ndaluar pronarët që të përplasen edhe me ta. Në videon e mëposhtme dëgjohet një prej tyre që thotë: Ku me e marr me ashtu…? Ik ore ftyr…

Sipas pronarëve të ndërtimeve pa leje, IKMT nuk i ka njoftuar më parë për aksionin, duke mos u lënë kohë që të tërheqin materialet nga godinat.

Ndërkohë IKMT, prej disa kohësh ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave të zëna publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit