“Ik se të q*** r***”/ Të rinjtë rrihen në rrugë, ‘fluturojnë’ karriget në ajër

“Ik se të q*** r***”/ Të rinjtë…

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se sherri ka ndodhur rreth orës 04:15 para ambienteve të një fast-foodi.

Në pamje mund të shihni se si të rinjtë rrihen e shahen me njëri-tjetrin, ndërkohë që hedhin edhe karriget e tavolinat.

Punonjësit e fast-foodit kanë dalë menjëherë jashtë në tentativë për t’i ndarë por situata ka agravuar edhe më tepër.

Për momentin nuk dihet shkaku i këtij sherri të dhunshëm edhe as nëse ka patur të lënduar nga kjo përplasje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit