Ikën pa paguar birrat, pronari i lokalit nxjerr armën dhe qëllon mbi klientët

Ikën pa paguar birrat, pronari i lokalit…

Pronari 55-vjeçar i një restoranti në Francë vjeçar është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “tentativë të vrasjes së dyfishtë”.

Ai ka qëlluar dy klientë të cilët u larguan nga restoranti pa paguar birrat. Një 34-vjeçar u plagos rëndë në krah, ndërsa tjetri ishte plagosur lehtë.

Pronari fillimisht u justifikua para policisë, duke thënë se qëlloi në ajër, por kamerat e sigurisë të lokalit, dëshmuan të kundërtën. Në pamjet filmike u pa pronari me armën në drejtim të dy klientëve që iknin.

Prokuroria Publike e Grenoble hapi një hetim penal kundër “xhelatit” 55-vjeçar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit