Ikin reshjet e dendura të shiut, Shqipëria do të përfshihet nga acari dhë dëbora. Çfarë do ndodh me 13 janar

Ikin reshjet e dendura të shiut, Shqipëria…
Featured image of article: Ikin reshjet e dendura të shiut, Shqipëria do të përfshihet nga acari dhë dëbora. Çfarë do ndodh me 13 janar

Shirat e rrëmbyshëm që kanë përfshirë që prej disa ditësh vendin tonë mesa duket kanë marrë fund. Sipas metoalb, në vendin tonë nuk do të ketë më shira të dendur ndërkohë që bëhet e ditur se pas shirave do të vijë i acari dhe dëbora.

Sipas meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit