Ikja e të rinjve nga vendi/ Indipendent: “Shtëpitë do të mbeten bosh”

Ikja e të rinjve nga vendi/ Indipendent:…

Emigracioni është një plagë e madhe e shoqërisë Shqiptare. Të rinjtë gjithmonë e më shumë po kërkojnë të largohen nga vend ii tyre duke shkuar diku tjetër.

Sipas tyre, shtetet e tjera i mundëson një jetesë më të mirë, mundësi punësimi dhe kushte më të mira.

Kjo gjë ka rënë në sy edhe për mediat e huaja të cilat i kanë kushtuar një reportazh fenomenit të emigracionit të shqiptarëve drejt ishullit dhe arsyet që i detyrojnë ata të kalojnë Kanalin Anglez.

Indipendent ka qenë në zonën verilindore, dhe në mënyrë konkrete në Tropojë dhe Kukës, ku sjell për lexuesit e saj gjendjen e vështirë në të cvilën jetojnë banorët e këtyre zonave.

Në artikull theksohet se në këto zona mungojnë vendet e punës dhe se gjithnjë e më shumë ato po boshatisen nga të rinjtë, të cilët të ardhmen e tyre e kërkojnë diku tjetër, në emigracion.

Xhemile Tafaj, e cila zotëron një restorant në një pllajë piktoreske jashtë qytetit.

Të rinjtë nuk kanë para për të ndjekur shkollën, nuk kanë punë për të punuar, nuk kanë fare të ardhura”.

Në një ambient të tillë “kanë mbetur vetëm pleq dhe së shpejti do të ketë shtëpi bosh”, tha Tafaj.

Petrit Lleshi, i cili ka një motel në Kukës, prej dy vitesh ka luftuar për të gjetur kamerierë.

Nuk do të fajësoja një 25-vjeçar që ikën për shkak të pagave të ulëta këtu”, tha Lleshi. “Ajo që ofron vendi ynë nuk mjafton për të ndërtuar një jetë të mirëfilltë”, shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit