IKMT prish objektin 6-katësh në gjurmën e lotit lindor të Unazēs së Tiranës

IKMT prish objektin 6-katësh në gjurmën e…

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot nje objekt gjashtë katësh, i cili ndodhej në gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës.

Gjatë shpërthimit të kontrolluar, u përdorën 3 kilogramë lëndë plasëse, vendosur në 200 furnela (vrima) në trupin e objektit.

Procedura është kryer konformë gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit (karabina) dhe sasia e pakët e lëndës plasëse (shkak të objekteve të tjera të afërta) solli mosprishjen e objektit gjatë shpërthimit të kontrolluar.

Megjithatë sipas specialistëve të IKMT mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit