Iku me shpejtësi nga policia, mjeti përmbyset dhe vdesin 7 emigrantë të paligjshëm

Iku me shpejtësi nga policia, mjeti përmbyset…

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të së premtes në Egnatia Odos, në Greqi. Një automjet i cili drejtohej nga një shtetas moldav, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm është aksidentuar për shkak të shpejtësisë. Bëhet me dije se shoferi moldav ka parë që po ndiqej nga policia dhe ka ikur me shpejtësi por kjo i ka kushtuar jetën e pasagjerëve të cilët ishin emigrantë të paligjshëm. Pas disa minutash, policia e ka gjetur automjetin përbys. Bëhet me dije se nga aksidenti janë konstatuar 7 viktima, 6 të plagosur rëndë dhe 2 të plagosur lehtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit