Iku në Turqi për t'u kuruar, humb betejën me Covid-in babai i Myftiut të Shkodrës

Iku në Turqi për t’u kuruar, humb…

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari. Bardhyl Sytari, së bashku me të birin ishin dërguar prej disa ditësh për kurim në Turqi, por për fat të keq nuk ia ka dalë që të fitojë betejën me Covid 19.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë vetë Myftiu i Shkodrës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij! Ju lutem ta kujtoni me duá! Allahu jua shpërbleftë me të mira!

Ndërkohë vetë Myftiu i Shkodrës duket se e ka kaluar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet, dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Padyshim humbja e babait është një moment i vështirë për të dhe për të gjithë familjen, ndërsa lutjet e qytetarëve të Shkodrës për kurimin e tyre kanë qenë të shumta.

Burimi: Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit