Ilaçi 'shpëtimtar", ja kush e ul vdekshmërinë nga koronavirusi

Ilaçi ‘shpëtimtar”, ja kush e ul vdekshmërinë…

Gilead Sciences Inc njoftoi të premten se të dhëna shtesë nga një studim në fazën e vonë, treguan se remdesivirët e tij antiviralë përmirësuan kushtet e pacientëve me koronavirus të sëmurë rëndë.

Ilaçi uli rreziqet e vdkeshmërisë merreth 62 % dhe rriti shanset e rikuperimit me rreth 26 %.

Remdesivir ka qenë në vijën e parë të betejës kundër Covid-19, pasi u pa se shkurton kohën e rikuperimit në spital, në një provë klinike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH).

Disa vende kanë aprovuar përdorimin e trajtimit në pacientë në gjendje të rëndë, por ka shqetësime për furnizimin me ilaç.

Në studim u morën 312 pacientë dhe iu dhanë ose doza pesë-ditore ose 10-ditore të remdesivirit, ndërsa një grup tjetër me 818 pacientë mori kujdes standard.

U vërejt se 74.4 % e atyre që u trajtuan me remdesivir u shëruan në krahasim me 59 % që nuk iu dha.

Kjo do të thotë që pacientët që morën antiviralin kishin rreth 1.3 herë më shumë të ngjarë të përmirësoheshin.

Burimi: Daily Mail | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit