Iliaz Laskajt, burri shqiptar që jeton i lumtur me dy gratë dhe 7 fëmijët e tij (VIDEO)

Iliaz Laskajt, burri shqiptar që jeton i…

Një rast interesant na vjen nga fshati Selishtë i Peshkopisë. Bëhet fjalë për familjen e Iliaz Laskajt. Ai u martua në vitin 2001 me Anifën, por në vitin 2005 u martua sërisht me Manushaqen. Aktualisht Iliazi ka 7 fëmijë dhe prét që të shpejti të bëhet baba për herë të 8.

Ai tregoi në një intervistë si është të jesh i martuar me dy gra njëkohësisht:

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër”.

GAZETARJA: Anife si e príte vendimin e Iliazit?

A.LASKAJ: Kur më tha që do màrr nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.Një burrë me dy gra e shtatë fëmijë/ Iliazi, Anifeja dhe Manushaqja: Jetojmë  të lumtur së bashku - Top Channel

GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

M.LASKAJ: Unë jam ndjérë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.

GAZETARJA: Si i ndàni punët bashkë?

M.LASKAJ: Deri më tani nuk i ndàjmë punët kush ka fùqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?

I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.   

GAZETARJA: Si i ndàn?

I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera.

GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?

I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmùret ndonjëra.

GAZETARJA: A bëhen xhéloze?

I.LASKAJ: Po të ishin bërë xhéloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta është një fshat i largët i cili 6 muajt të vitit është i bllòkuar nga dëbora. Të ardhurat e familjes ai Iliazi i siguron duke mblédhur bimë medicinale që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e familjes Laskaj është shume e véshtirë. Fëmija më i madh i familjes vajza Blerina e cila sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme. Shkolla dhe ëndrra e Blerinës u ndërpré në mes nga gjéndja e réndë ekonomike. Ajo ka bërë një thírrje për ndihmë:

“ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit