Ilir Beqaj drejt burgut? SPAK dërgon në gjykatë dosjen e 'Sterilizimit'

Ilir Beqaj drejt burgut? SPAK dërgon në…

Ilir Beqaj ish-ministri i Shëndetësisë është mes 9 personave që do të përballen me gjykatën pas mbylljes së hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion për dosjen e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Beqaj akuzohet nga SPAK për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit të sterilizimit në vitin 2015, me vlerë 100 milion euro. Sipas hetimeve, rezulton se ish-ministri Beqaj nuk ka parë konfliktin e interesit me fituesin e koncesionit Ilir Rrapaj, madje nuk kryer studimet e përkatëse me qëllim për të kuptuar nevojën e sterilizimit dhe për të gjetur një rrugë më pak të kushtueshme.

Deri më tani Beqaj ishte në masën e ‘detyrimit për tu paraqitur’ në prokurori, ku çdo javë ai shkonte në SPAK për të dhënë sqarime për koncesionin e shumëpërfolur për vjedhje galoponte.

Përveç Beqajt nën akuzë nga SPAK janë aksioneri i kompanisë së sterilizimit Ilir Rrapaj, ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj, të dy këta në burg prej më shumë se 7 muajsh, të akuzuar për falsifikim dokumentash, shpërdorim detyre dhe mashtrim. 6 ish-zyrtarë të tjerë pjesë përbërëse e komisionit të vlerësimit të ofertave janë në masë sigurimi ‘detyrim paraqitje’, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve për dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Me mbajtjen e seancës gjyqësore do të pritet dhe vendimi për Beqajn, që sipas gjasave do t’i bashkohet kolegëve të tjerë të Partisë Socialiste që sot ndodhen në burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit