Ilir Beqaj është unik! Ia vë fàjin qytetarëve për situatën në Kakavijë: U dyndën të gjithë sepse...

Ilir Beqaj është unik! Ia vë fàjin…

E llàhtàrshme ishte situata për 5 ditë me radhë në Kakavijë, ku radhët e makinave për të kaluar kufirin shkuan më shumë se 10 kilometra.

Mijëra qytetarë në vapë, pa ujë, pa banjo dhe pa ushqime, mbetën të bllokuar pranë doganës.

Situatë kàotike kulmoi me përplàsjen për vdèkjè nga autoambulanca të një 10-vjeçari.

Pavarësisht kësaj krizè humànitare, është gjithmonë ai, Ilir Beqaj, që dëshiron të dalë kundër rrymës, dhe të mbrojë qeverinë e tij, që në mandatin e parë i dha mundësinë të rrënojë shëndetësinë e lekët e koncesioneve t’i fusë në xhep.

Teksa po fliste për Fax News, ai u shpreh se situata nuk ishte kaotike.

Sipas tij, ata u dyndën në një kohë drejt Kakavijës.

“Të hënën dhe të martën ka 1/10 më pak njerëz se javën që kaloi. Pse ndodhi kjo? Njerëzit e dinin që me datë 17 ndryshon regjimi dhe u dyndën me 14,15,16 dhe natyrisht në kohë do të ketë dhe numra të shtuar. Nuk ishte situatë kaotike, por shumë e rënduar se të gjithë njerëzit e lanë që të mos shfrytëzonin regjimin e ri të datës 17 por u dyndën në pikat kufitare”, deklaroi ai.

Më tej, sulmon dhe opozitën:

“Ajo që është unike në Shqipëri është sjellja krejt absurde e të gjitha figurave kryesore publike të opozitës”, u shpreh Beqaj.

Sa i përket deklaratës së Presidentit Meta se gjithçka ndodhi për shkak të mungesës së informacionit, Beqja e cilësoi “absurd” pasi sipas tij, të gjithë personat që hynë në Shqipëri ishin të pajisur me dokumentin ku jepeshin detaje për regjimin e datës 17.

“E gjitha kjo është një arsyetim absurd. Po të ishim përballur me mungesë informacioni, nuk do ishim në Kakavijë. Ata shkuan në Kakavijë se e dinin që ndryshon regjimi. U turrën të 15 mijët të shkonin ata fundjavë, ishte zgjedhje e tyre. Ata që kanë kaluar të hënë dhe të martë, kanë kaluar pa radhë por nën regjimin e ri që vendosi shteti ku ata ose janë shtetas sic jua thashë 30% ishin grekë, ndërsa të tjerët janë persona që kanë qëndrim të përhershëm në Greqi. Secili prej tyre kur ka ardhur në Kakavijë apo Kapshticë nga Greqia për në Shqipëri ka marrë një dokument në gjuhën greke dhe shqipe ku i është thënë që me datën 17 do të ketë regjim të ri. Kanë qenë të informuar, prandaj u bë grumbullim shumë i madh atje”, tha Beqja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit