Ilir Beqaj gjobitet përsëri, makina në emër të Ermal Kurtulajt

Ilir Beqaj gjobitet përsëri, makina në emër…

Ilir Beqaj ish-ministri i Shëndetësisë këtë të premte është paraqitur përsëri në SPAK, ku prej muajsh jep shpjegime për prokurorët si person në hetim për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Por duket se Beqaj nuk po zë mend se automjeti nuk mund të parkohet vend e pa vend, dhe kjo po i kushton më shumë në zbulimin e lidhjeve të vjetra se sa në vlerën e gjobës.

Këtë të premte, një tjetër gjobë është vendosur ndaj automjetit me të cilin Beqaj u paraqit në SPAK. Makina në fjalë rezulton në emër të Ermal Kurtulajt, ky i fundit i njohur si sekser i Beqajt në çështjen e abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian. Gjobat e makinës janë përfshirë në dosjen hetimore të prokurorisë, e cila ka ngritur dyshime se automjeti në fjalë është një nga pasuritë e fshehura të Ilir Beqajt.

Njohja mes Kurtulajt dhe Beqajt rezulton e hershme që kur ish-ministri kishte drejtimin e Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, kohë kur Kurtual ishte koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Prokurorët dyshojnë se restoranti i quajtur Gzona që ndodhet në Tiranë nën administrimin e Kurtulajt, të jetë i përfshirë në një skemë mashtrimi të lëshimit të faturave fiktive, me qëllim keqpërdorimin e fondeve të zhvillimit të dhuruara nga BE.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit