Ilir Beqaj kthehet në Parlament/ Tre deputetë lënë mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie, zëvendësuesit

Ilir Beqaj kthehet në Parlament/ Tre deputetë…

Tre deputetë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe kjo do të sjellë rikthimin në Parlament për disa të tjerë. Pas Belind Këlliçit dhe Luçiano Boçit, ditën e sotme dorëzoi mandatin edhe deputeti Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste.

Bëhet me dije se vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari. Ndërsa Këlliçi do të zëvendësohet nga Asllan Dogjani dhe Boçi nga Qamil Xhafa.

Ndërkohë kanë edhe dy deputetë të cilët sot duhet të dorëzojnë mandatin. Benet Beci nga Partia Socialiste, do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës dhe kështu ai do t’i lër vendin Ilir Beqjat. Ndërsa, nga foltorja, në Vaun e Dejës do të kandidojë Zef Hila. Mandatin e tij do e marrë Ludovik Hasani. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit