
Tingëllon çuditshëm por Ilir Beqja ka refuzuar të jetë pjesë e Parlamentit si deputet. Ish-ministri i Shëndetësisë iu krijua mundësia të kthehet në mandatin e tij si deputet pas dorëheqjes së Benet Becit. Ky i fundit do të kandidojë si kryebashkiak për Shkodrën. Vendi i mbetur boshë në Parlament sipas listës i takonte Beqajt, por ky i fundit e ka refuzuar.
Mësohet se Ilir Beqja ka thënë se do të vijojë për menaxhimin e fondeve dhe donacioneve që vijnë për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Beqja ka kërkuar që të drejtojë ende Agjensinë e Donacioneve, duke mos u joshur nga pozita e deputetit.
Ilir Beqja është akuzuar në SPAK për tenderin e Sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve në kohën që ka qenë ministër i Shëndetësisë. Ai është thirrur për të dëshmuar por deri tani drejtësia nuk i ka çuar më tej hetimet për të.