Ilir Daja prezantohet si trajner i Partizanit: Dua t’i rikthej mentalitetin fitues ekipit

Ilir Daja prezantohet si trajner i Partizanit:…

Ilir Daja u prezantua ditën e sotme zyrtarisht si trajneri i ri i Partizanit.

Ai shprehet se tek të kuqtë kërkon të rikthejë mentalitetin fitues.

Përveç klubit, Daja vlerësoi edhe kompleksin e ri që po ndërton Partizani, i cili është një projekt për të ardhmen.

“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Partizani është vlerësim, por dhe përgjegjësi. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky projekt. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen

Në historinë e futbolit shqiptar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit. Trajneri është tifoz me ekipin që drejton. Mentalitetli i fituesit duhet të përçohet kudo. Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon.”, u shpreh Daja në fjalën e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit