Laçiani me katër mbiemra u vra nga 40-vjeçari Suti, 'makthi' i policëve

Laçiani me katër mbiemra u vra nga…

Personi në foto është autori Artur Suti, i dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç, ku mbeti i vrarë Iliri me 4 mbiemra, Gjini Kokaj, Lika dhe Nure, rreth 40 vjeç. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 40-vjeçarin, i njohur edhe me emrin Emiljan Suti.

Sipas hetimeve paraprake, viktima është qëlluar me shtatë plumba pasi kishte parkuar automjetin dhe po shkonte drejt hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Gjini dyshohet se është ndjekur nga autori dhe është qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.

Artur Suti rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, pasi është dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezulton i arrestuar edhe në Belgjikë për vjedhje. Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit