Ilir Meta jep mesazh të fortë nga Dibra: Zot t’i dalim këtij vatani…

Ilir Meta jep mesazh të fortë nga…

Presidenti Ilir Meta ka vizituar Zall Dardhën në Dibër, fshat për të cilin ka kënduar edhe Qerim Sula.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit teksa kujton vargjet e këngës, théksoi se edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i lùftërave patriotike për liri.Image may contain: 4 people, people standing, wedding, flower, suit and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, child and outdoor

MESAZHI I METËS

I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të lùftërave për liri, për t’u përùlur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:

“Me gjoks flàkën ja shuàjmë topit,
Jemi gjàku Kastriotit!”
Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në kàrakterin dhe shpirtin e tyre.

Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i lùftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.

Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të orgànizimit dhe qeverisjes vendore.

“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”??Image may contain: 4 people, people standing, suit, wedding and outdoorImage may contain: 5 people, people standingImage may contain: 4 people, shoes and outdoorImage may contain: 4 people, people standing, shoes and outdoor

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit