Ilir Meta kujton masakrën e 26 shkurtit 1951: Kush fle në demokraci një ditë do të zgjohet në diktaturë

Ilir Meta kujton masakrën e 26 shkurtit…

Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka kujtuar 70-vjetorin e vrasjes së 22 intelektualë të shquar më 26 shkurtit 1951.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka shkuar se ajo masakër e kryer brenda një nate është simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi dhe se nuk duhet lejuar që të ndodh në të ardhmen.

Gjithashtu, ai ka shkruar se një popull që fle në në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë.

“Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq. Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen. Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë. Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”. Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.,“-ka shkuar Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit