Ilir Meta paraqitet në SPAK

Ilir Meta paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur këtë të ,ërkurë në SPAK, për aferën e CEZ-DIA.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Meta, i cili për mediat para se të hynte në SPAK tha se është thirrur për këtë çështje, e cila sipas tij  rihap për hetim në vitin 2019 nga kallëzimi I një personi  që është dënuar nga gjykata për mashtrim.

“Për telenovelën Cez-Dia. Meqënëse jeni lajmëruar herët, po përballoni edhe shiun. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy hrë, e cila është rihapur në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe një herë për dhunë në failje”, tha Meta për gazetarët para se të hynte në ambientet e SPAK.

Kujtojmë se më 22 Shkurt të këtij viti, Meta ka dhënë rreth 3 orë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.

Kjo aferë që ka nisur në 2009-ën i ka shkaktuar shtetit 414 mln Euro, kohë kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit