Ilir Meta paraqitet në SPAK

Ilir Meta paraqitet në SPAK

Ditën e sotme ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00. Ende nuk bëhen me dije arsyet e thirrjes së ish Presidentit Meta në prokurorinë e Posaçme.

Në një prononcim shkurt për mediat para hyrjes në SPAK, Meta nuk dha detaje se përse është thirrur sot nga Prokurorët e Posaçme, ndërsa theksoi se do të flasë për mediat, menjëherë sapo të dalë.” Do jem këtu me ju për çdo gjë. Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit”, tha Meta për gazetarët në hyrje të godinës së Prokurorisë.

Ish-presidenti shoqërohej nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor që prej kohës kur ishte në presidencë. Ish-presidenti ka bërë disa denoncime në lidhje me çështjen e inceneratorëve por nuk dihet arsyeja konkrete pse i është kërkuar paraqitja para prokurorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit