Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal, të kryera me urdhër të GJKKO-së, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t.
Mësohet se emri i Prodës ka dalë gjatë analizimit të materialeve të sekuestruara nga celularët e gjetur në zyrën e Ergys Agasit, i arrestuar në kuadër të këtij hetimi. Kontrolli në banesën e ish-kryepolicit dhe marrja e tij në pyetje janë pjesë e veprimeve hetimore të SPAK, ndërsa përmbajtja e deklarimeve të tij nuk është bërë publike.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Proda është larguar nga ambientet e SPAK. Në pamjet e siguruara pas daljes nga godina, ish-kryepolici është parë duke pirë cigare, ndërsa hetimet për lidhjet dhe komunikimet që kanë nxjerrë emrin e tij në dosjen e SPAK vijojnë.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1097888475979302%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>