Iliri duke përgatitur brumin e bakllavasë, gruaja e tij bën komentin që asnjë nuk e priste

Iliri duke përgatitur brumin e bakllavasë, gruaja…

Prej disa ditësh tashmë, “Vëllai i Madh” ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, në qendër të vëmendjes është vënë Iliri, një nga banorët më aktivë aty brenda. Një nga sfidat e radhës të banorëve është edhe përgatitja e bakllavasë në kuadër të festave të fundvitit.

Kështu, banorët u ndanë në dy grupe, ku njërin e drejton Arjola dhe tjetrin Meridiani. Që një ditë më parë, ata kanë nisur përgatitjet dhe sot në darkë duhet që çdo gjë të jetë gati.

Në profilin zyrtar të “Big Brother VIP” në “Instagram” është postuar një video në të cilën shfaqet Iliri duke bërë brumin e bakllavasë. Një nisëm e tillë e tij është pasur me një lum komentesh në rrjete sociale. Vëmendjen më të madhe e mori komenti i bashkëshortes së Ilirit, Emanuela.

Kjo e fundit i shkruan: “I dashur kur të kthehesh ma përgatit edhe mua”. Komenti i saj mori shumë pëlqime. Nga ky koment i saj, fansat kuptuan se bashkëshortja është një ndjekëse e rregullt e reality show-t.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit