Tre ditë më parë Berie Zykollari punonjësja e pastrim gjelbërimit në Pogradec, bëri një akt human duke shpëtuar nga mbytja 69-vjeçaren Teuta Velo e cila ishte hedhur në liqen.
Veprimi i saj u përshëndet nga lexuesit të cilët komentuan duke uruar punonjësen për aktin e ndërmarrë. Por së fundmi edhe Ilir Xhakolli kryetari i bashkisë Pogradec, i ka shprehur mirënjohjen Beries duke i dorëzuar një certifikatë për veprimin e kryer.
Madje kryebashkiaku socialist ka vendosur që t’i japë edhe një pagë shtesë Beries për veprimin e kryer, pasi kjo ishte hera e dytë që bënte një akt human. Një vit më parë Beria ka shpëtuar nga mbytja dhe një të mitur 5-vjeçar.
Por ajo që të bën përshtypje në këtë paraqitje është veshja e Ilir Xhakollit! Një këmishë ‘Fendi’ e cila kushton gati 1 700 $, ose të paktën gati sa 4 herë shpërblimi i Beries. Kjo mund të konsiderohet një tallje dhe përçmim me plot kuptimin e fjalës.
Pavarësisht talljes së kryebashkiakut, vlerësimi për një zonjë të nderuar si Beria duhet të jetë më i madh të paktën nga qytetarët!


