Iluzionisti: Komunikoj me Berlusconin në botën e përtejme, është me Maradonën

Iluzionisti: Komunikoj me Berlusconin në botën e…

Silvio Berlusconi ndërroi jetë më 12 qershor 2023. Emri i tij është përmendur së fundmi nga iluzionisti më i famshëm në Itali, Giucas Casella. Ky i fundit gjatë një interviste në podcast-in Robinson Pop Up ka deklaruar se ka kontaktuar me Silvio Berlusconin në jetën e përtejme. Kjo deklaratë e tij ka shokuar publikun, teksa më tej, Casella ka treguar rreth komunikimit që ka pasur me ish-kryeministrin italian në botën e përtejme. Ai tha se Beslusconi është mirë si dhe është nën shoqërinë e Maradonës.

“Unë bëra një udhëtim me aeroplan me Berlusconin. Kisha bërë Fantastico, më kujtohet që në atë Fantastico futa një gjilpërë në fyt për të bërë një eksperiment surprizë dhe ndërsa isha në prapaskenë, Marisa Laurito më shtyu dhe humba përqendrimin. Dola në skenë me gjilpërën, Pippo Baudo ma nxorri nga fyti dhe ajo që ndodhi ishte që doli shumë gjak. Që nga ai moment, Rai më ndaloi sepse duhej t’i paralajmëroja për këtë eksperiment. Në atë kohë, Berlusconi kishte programin Odiens dhe më kujtohet ai udhëtim që bëra me Berluskonin nga Roma në Milano, me avion. Aty ishte edhe futbollisti shumë i njohur argjentinas, Diego Armando Maradona. Çdo herë unë flas me të dhe ai është shumë mirë dhe është me Diego Armando Maradonën,”, u shpreh iluzionisti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit