
Iluzionisti Uri Geller ka shpërndarë një video që ai pretendon se është një anijë e ‘UFO-ve’ reale, duke pretenduar se klipi i shkurtër shërbeu si provë që alienët po na shikonin.
Video e postuar prej tij tregon një objekt të çuditshëm që lëviz në qielli, për të cilin ai thotë se është i sigurt se është provë për jetën jashtëtokësore.
I gjithë debati për alienët ka qenë përgjithmonë me një arkiv të tërë videosh që pretendojnë se kanë kapur objekte të panjohura fluturuese në qiell.
Uri e ngarkoi videon në Twitter dhe Instagram ditën e djeshme dhe shkroi: “Astronomët kaluan dekada duke kërkuar objekte nga jashtë sistemit tonë diellor. Pastaj dy mbërritën menjëherë. Kur duhet të presim tjetrin? Dhe çfarë mund të na mësojnë?”