
Imami i xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja dhe Pastor Akil Pano kanë pozuar bashkë në një selfie pasi kanë konsumuar së bashku kafen e mëngjesit.
Foton e ka postuar në rrjetet sociale Kalaja i cili shkruan se pati një takim të këndshëm me pastorin në mëngjes ku nuk munguan bisedat gazmore.
Ata japin mesazhin e harmonisë fetare dhe urojnë mbarësi për këtë ditë të muajit shkurt.
Përshkrimi i Kalasë në Facebook:
Kafe mëngjesi e pas kafes erdhi momenti i selfijes.
Pastori:- Jo mos e hiq se ska nevojë!
Imami:- Jo, jo do e heq!
Pastori:- Po pse?!
Imami:- Mos del ti më bukur!
Më shijoi kafja e mëngjesit me pastorin.
Jemi të ndryshëm padyshim.
Mirëpo; Kur bëhet fjalë për atdheun, kombin, familjen, jetën, fëmijët, rininë të ardhmen në jemi një.
Mbarësi e bekime qoftë kjo ditë shkurti për të gjithë!
AMIN!