Imami arab në Gjermani shan flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

Imami arab në Gjermani shan flamurin shqiptar:…

Imami Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani urren flamurin shqiptar. Gjatë një ligjëratë që ka mbajtur, imami  u ka bërë thirrje shqiptarëve që shkojnë në këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.

Ai ishte shprehur kështu pasi një person e kishte pyetur nëse mund ta mbante si aksesor flamurin shqiptar, të cilin ia kishte dhuruar dikush nga Shqipëria.

Sipas imamit, flamuri nuk përfaqësonte myslimanët por “qafirat”. Nuk ka argumente apo detaje të tjera se pse ky imam mendon kështu për flamurin shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit