Imami plagoset me thikë gjatë lutjes në xhami

Imami plagoset me thikë gjatë lutjes në…

Një imam është goditur me thikë gjatë lutjeve në një xhami në Paterson, New Jersey. Udhëheqësit e besimit në xhaminë Omar thonë se i dyshuari për sulmin është 32-vjeçari Serif Zorba, i cili ka adhuruar me ta më parë, por nuk është anëtar.

Prokurorët thonë se besimtarët e mbajtën atë derisa policia arriti në xhaminë në Getty Avenue. Imam Sayed Elnakib pësoi dy plagë me thikë në shpinë dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. 

Zorba akuzohet për tentativë vrasje dhe dy akuza të ndryshme për armëmbajtje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit