Importi i energjisë do t'i kushtojë qeverisë 237 milionë euro

Importi i energjisë do t’i kushtojë qeverisë…

Në raportimet për paketën fiskale 2023, Ministra e Financave llogariti se kostot buxhetore për subvencionin e çmimit të energjisë do të përmbyllen këtë vit në nivelin e 28 miliardë lekëve ose rreth 237 milionë euro.

Ministria e Financave tha se kriza botërore ka ndikuar më rritjen e çmimit të energjisë në treg.

Kjo sjell pasoja negative në sektorët e ekonomisë duke ndikuar në çmimin e mallrave në treg dhe rrjedhimisht në një rritje të kostos së jetesës.

Më tej, thuhet se në vitin 2022 buxheti i shtetit ka shpenzuar 28 miliardë lekë për subvencionimin e diferencës së çmimit për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Në vitin 2022 buxheti i shtetit ka shpenzuar 28 miliardë lekë për subvencionimin e diferencës së çmimit për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, shifër kjo e krahasueshme me totalin e investimeve publike me fonde të brendshme që planifikohet për një vit” raportoi Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka propozuar që në paketën fiskale të vitit 2023 të përjashtohen nga TVSH-ja deri në 31 dhjetor 2023 disa artikuj me mbrojtjen dhe suportimin e individëve në kushtet e një krize energjetike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit