IMT nuk pret Gjykatën e Lartë, nis prishjen e banesës te Liqeni Artificial

IMT nuk pret Gjykatën e Lartë, nis…

Ditën e sotme, punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), së bashku me mjetet e rënda, kanë mbërritur pranë Liqenit Artificial, ku kanë nisur ndërhyrjen për shembjen e një objekti banimi.

Ndërhyrja vjen në një kohë kur familja ka kërkuar në Gjykatën e Lartë marrjen e një mase sigurie për pezullimin e shembjes.

Sipas familjarëve, Gjykata e Lartë pritet të shprehet për këtë kërkesë gjatë kësaj jave.

Pavarësisht se vendimi i gjykatës ende nuk është dhënë, IMT ka nisur ndërhyrjen ditën e sotme, duke shembur fillimisht avllinë e banesës.

Familja ka protokolluar kërkesën e saj pranë Gjykatës së Lartë dhe thotë se, pavarësisht procesit gjyqësor në pritje, mjetet e rënda janë bërë gati për të vijuar me prishjen e objektit gjatë ditës së nesërme.

Familjarët kërkojnë që institucionet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë përpara se të vijojnë me shembjen e banesës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit