Ina Zhupa plot shpresë: Do i fitojmë të gjitha bashkitë

Ina Zhupa plot shpresë: Do i fitojmë…

Më 6 mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, teksa PD ë Lulzim Bashës ndihet entuziaste dhe me shpresë se do të fitojë të gjitha bashkitë që do të zgjedhin kryetarin e ri. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se partia e saj do të fitojë të gjashtë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ina Zhupa:

PD ka kaluar një proces nga të gjitha palët, edhe nga ata të ashtuquajturit Komision Rithemelimi, shumë të gjatë dhe shumë serioz për kandidatët. Kjo na shërben që ne të jemi gati edhe për zgjedhjet e pjesshme. Ne nuk kemi frikë për të qenë përballë trekëndëshit të Bermudës. PD do të ketë kandidatët më të mirë, duke ju besuar të gjithë atyre që mendojnë se e ardhmja politike në Shqipëri duhet të jetë më e mirë. Ne nuk shqetësohemi nëse përballë në Durrës apo në Shkodër është një “non grata”, dy “non grata”, apo tre “non grata”. Nuk shqetësohemi ne nëse përballë janë tre kandidatë të trekëndëshit të Bermudës, apo është një kandidat i përbashkët. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që demokratët të përfaqësohen nga njerëzit më të mirë, nga njerëz pa rekorde kriminale, pa afera. Me këtë kartë ne kemi të garantuar fitoren në këto bashki, për sa kohë i drejtohemi me pastërtinë e një programi dhe pastërtinë e një kandidati. Nuk do të shqetësohemi fare nëse individë të caktuar i bashkohen një alternative të së shkuarës dhe jo PD, sepse shumica e shqiptarëve sot zgjedh të ardhmen dhe zgjedh PD-në.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit